Gazeta gjermane: Thaçi, pazare të fshehta me Beogradin

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” shkruan se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë të arritura nën presionin e ambasadorit amerikan në Berlin, janë vetëm “shenja”  të qëllimeve të mira. Në numrin e sotëm, “Süddeutsche Zeitung” raporton për nënshkrimin e një letre përmes së cilës Serbia dhe Kosova zotohen për hapjen e linjës hekurudhore mes dy vendeve.

“Ky është një sinjal për ekonominë në SHBA dhe Europë për të investuar në rajon”, tha Richard Grenell, ambasador i SHBA në Berlin dhe nga tetori i vitit të kaluar i dërguar i posaçëm i Donald Trumpit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Loading...

Pas nënshkrimit të letrës, kujton gazeta e cituar nga Koha Ditore, Thaçi tha se ky ishte një hap i madh drejt një marrëveshjeje përfundimtare historike. Presidenti serb Aleksandar Vuçic, sipas medias së njohur, ishte më i përmbajtur. “Süddeutsche Zeitung” shkruan se kritikët e akuzojnë presidentin kosovar Hashim Thaçi se më këto lloj pazaresh të fshehta me Beogradin po përpiqet të sigurojë një imazh ndërkombëtar të njeriut që sjell paqen, në një kohë kur atij, si drejtues i dikurshëm i UÇK-së, i kanoset një ftesë nga një gjykatë për krime të luftës në Hagë.

Gazeta thekson se amerikanët dhe europianët janë parimisht të një mendimi mbi nevojën e zgjidhjes së konfliktit mes Kosovës e Serbisë. Por dallimi ekziston te fakti se administrata e Trumpit ka sinjalizuar se mund të përkrahë ndryshimin e kufijve të Kosovës, ndërsa në Berlin dhe Bruksel këto plane kanë shkaktuar frikë të madhe për shkak se ndryshimi i kufijve të Kosovës do të zgjonte orekse edhe në vende të tjera të Ballkanit.

“Süddeutsche Zeitung” shkruan se kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti ka premtuar pastrimin e vendit nga korrupsioni dhe nepotizmi. Këtu, sipas gazetës, hyjnë edhe pazaret nëpër bodrume si ato mes presidentit Thaçi dhe kolegut të tij serb.

Loading...
Back to top button
Close