“Bashkë për Shqipërinë”, detajet e Konferencës së Donatorëve në Bruksel

Në Bruksel do të zhvillohet ditën e hënë Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, ku në fokus do të jetë tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Një ngjarje tragjike, ku humbën jetën 51 persona dhe pati dëme të mëdha në ndërtesa, që kapin shifrën e 1 miliard eurove.

Sipas “BalkanWeb”, Konferenca do të hapet nga Presidentja e Komisionit të Europës, Ursula Von der Leyen, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në orën 14:30.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave në BE, Janez Lenarcic do të bëjë më pas një prezantim për reagimin fillestar të emergjencës dhe për vlerësimin e nevojave pas tërmetit. Në orën 16:30 është programuar të nisë seanca e donatorëve, që do të hapet dhe do të mbyllet nga komisioneri Oliver Varhelyi. Në orën 18:45 pritet të ketë një konferencë nga Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

loading...
Back to top button
Close