“Vështirësi në punë”, Kuvendi u rrit pagat me 60 % prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve specialë

Numri gjithnjë e në rritje i dosjeve të referuara dhe burimet e kufizuara njerëzore kanë krijuar një situatë të vështirë në Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën Speciale, të ngritura së fundmi në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi, për goditjen e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

Krahas çështjeve nën hetim apo nën gjykim në kompetencë të SPAK-ut, Prokuroria e Posaçme dhe më pas Gjykata Speciale do të shqyrtojnë edhe dosjes për pasuritë e krimit të referuara nga Operacioni Forca e Ligjit.

Loading...

Në këto kushte, gjatë seancës plenare të 12 shkurtit, Kuvendi ka miratuar një shtesë në masën 60 për qind të pagës bruto fillestare, për prokurorët e SPAK-ut si dhe për gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe të dytë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ligjvënësit, për të miratuar shtesën në pagën e prokurorëve të SPAK-ut dhe gjyqtarëve specialë, kanë ndryshuar ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Paga e prokurorëve dhe gjyqtarëve në fjalë futet në kategorinë më të lartë të pagave në drejtësi, konkretisht në shkallën (G3). Magjistratët e shkallës (G3) e kanë pagën se drejtori i drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, plus 106 për qind.
Ndërkaq, të gjithë magjistratët marrin edhe shtesa për vjetërsi në ushtrimin e funksionit në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim. Ndërsa Prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë se sa 45 km, do të përfitojnë edhe 60 % të pagës, por ky parashikim nuk i përfshihen prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët specialë, shkruan “shqiptarja.com”.

Por, magjistratët, të cilët në vitin paraardhës kalendarik, në mënyrë të veçantë, kanë pasur vlerësimin më të lartë etik dhe profesional, marrin një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë. Ndërsa për ushtrimin e pozicionit të kryetarit të gjykatës ose drejtuesit të prokurorisë, do të përfitojnë 10% shtesë page mbi pagën bruto fillestare. Por, nuk mbaron me kaq.

Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar Vetingun do të paguhen për orët e punës jashtë orarit, do t’u kompensohet çdo shpenzim nëse punojnë në një rreth tjetër. Konkretisht, nëse magjistratët pa Veting e kanë pagën nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, paga mesatare e magjistratëve që kanë kaluar Vetingut dhe mbajnë pozicione të larta shkon nga 280 deri në 400 mijë lekë në muaj ose rreth 3.6 mijë USD në muaj.

Loading...
Back to top button
Close