Rama, Kurti dhe Vuçiç bashkë: Çfarë pritet të ndodhë sot në Mynih

Do të jetë kjo hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të ulen së bashku në një panel.

Por në panelin që mbahet pasditen e së premtes do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje të enjten presidentit Thaçi që të koordinojnë aktivitetet në Mynih dhe të dalin me pozicione unike në takimet e shumta që do të kenë në Konferencën e Mynihut, e cila zgjat deri ditën e diel.

Kurti pohon se ai do që me presidentin aktual të „konsultohet e koordinohet për punët e shtetit”. Në letrën dërguar presidentit, Kurti thotë se duhet unifikuar “kapaciteti ynë intelektual e patriotik.”

Por vetëm pak minuta pas ftesës së Kurtit erdhi edhe përgjigja e kabitetit të presidentit Thaçi, ku thuhet se “presidenti është nisur për në Gjermani”.

Presidenti i Kosovës Thaçi dhe kryeministri Kurti takohen në Mynih, ndër tjera, edhe me ambasadorin amerikan Richard Grenell, i cili është i ngarkuar i SHBA për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

loading...
Back to top button
Close