‘Poshtërsi e hajnave!’ Dëmtohen dhe vidhen varrezat në Luz, banorët: Bashkia të caktojë roje!

rsona të paidentifikuar nga policia kanë dëmtuar varrezat në fshatin Luz të Fushë-Krujës, duke vjedhur hekurat rrethues, pllakat e mermerit dhe vazot e gurta ku vendosen lulet.

Banorët e fshatit e quajnë këtë akt si një veprim çnjerëzor dhe të ulët dhe i bëjnë thirrje bashkisë që të vendosë një roje për varrezat, pasi rasti sipas tyre është i përsëritu.

Loading...

”Një gjest i ulët dhe anti-njerëzor, poshtërsi e hajnave që na kanë shqetësuar shumë. Sesi do të sensibilizohen këta njerëz unë nuk e di”, tha një banor

‘Këta janë hajdutë të këqij, por të shembesh varret kjo është e fundit, nuk ka ku të shkojë më keq, tani filluan dhe me tubat, por tubat janë ngulur në mermer kështu shkatërrojnë dhe mermerin’, tha  një banor

“Problem e kemi bërë disa herë në polici, bashkia duhet të marrë masat pasi nuk është hera e parë që këtu vjedhjet. Është vjedhur është vjedhur gjeneratori i kishës, pompa e kishës, hera e dytë që janë dhunuar varret. Bashkia duhet të vendosë një roje”, tha një tjetër banor

Hekurat e vjedhura në të shumtat e rasteve shiten në pika skrapi.

Loading...
Back to top button
Close