Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, Tirana do të presë Ministerialin e Mbrojtjes të NATO-s

Për herë të parë, një ministerial i mbrojtjessë NATO-s do të organizohet në Ballkanin Perëndimor, e më konkretisht në Tiranë.

Takimet e kësaj strukture janë zhvilluar vetëm në Belgjikë, por NATO i beson vendit tonë organizimin e tij, duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë.

“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.

Back to top button