”Nuk duhet të ketë qeveri teknike si më 2017”, Mediu: Politika është betejë. Na duhet zgjidhje e ngjashme si ajo e Maqedonisë

Ish-ministri Fatmir Mediu i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se politika është një betejë, ndaj edhe opozita u ul në tryezën për Reformën Zgjedhore dhe po ashtu do qeveri tranzitore.

Mediu theksoi se institucionet e shtetit shqiptar nuk mund të jenë pronë e askujt.

Politika është një betejë. Kjo është një betejë, ne po bëjmë këtë betejë deri në zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme e të lira. Ne duam një marrëdhënie qeverisjeje, e cila të jetë jo palë me kriminelët. Ka një arbitër dhe ky arbitër është OSBE-ODIHR. OSBE tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk vlejnë.

Ne duhet të mësojmë njëherë e mirë se institucionet nuk duhet të jenë pronë e askujt. Unë kërkoj që palët të bien dakord që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Rama e sheh pushtetin si element për të shkatërruar e zaptuar. Nga viti 2001 deri më 2005, opozita ka vepruar në disa forma. Opozita do të vazhdojë aksionet e saj, derisa ka pasur rezultate. Ne do të vazhdojmë derisa të ketë ndryshime”, deklaroi Mediu.

Teksa foli për qeverinë tranzitore të propozuar nga PD, Mediu tha se marrëveshja e re nuk duhet të jetë si ajo e 17 majit të 2017 pasi ishte me probleme dhe u provua se qeveria teknike dështon në Shqipëri.

”Kjo situatë duhet të gjejë një zgjidhje. Ka shtete që e kanë këtë, si Greqia apo Maqedonia. Qeveria tranzitore u implementua në Maqedoni e mbështetur nga SHBA. Edhe tani kemi një qeverisje tjetër. Atëhere akuzohe Gruevski se vidhte votat, opozita kërkonte qeveri teknike dhe problemi u zgjidh.

Për mua nuk duhet parë sa negativ është Rama, apo pozitive është opozita. Nëse bëjmë një marrëveshje me një afat të përcaktuar, një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira.

Problemet më të mëdhaja edhe nga OSBE është prej vullnetit politik. Në këtë pikëpamje opozita me faktorin ndërkombëtar është ofruar për një zgjidhje të ngjashme me Maqedoninë. Nuk përbën asnjë problem që të kufizohet qeveria për 3 muaj. 17 maji kishte idenë e marrëveshjes por më pas u pa se kishte problem. Nuk do të jetë qeverisje teknike por me përkrahje të gjerë politike.

Si majtas dhe djathtas ka figura politike që i kanë shërbyer dhe shërbejnë që kanë kontribuar në procese të rëndësishme dhe të vështira për të gjetur konsensus.

Eksperienca në pikëpamjen presidenciale, të eksperiencave të jashtme. Nuk janë sot pjesë e politikës apo konfliktit por që mbështeten politikisht për të kryer këtë proces.

Do të kishte një element shumë të rëndësishëm që qytetarët do të marrin pjesë në zgjedhje pasi qytetarët po i braktisin zgjedhjet. Dhe po e dëmton kjo gjë procesin. Zaevi ka thënë kur ishte në opozitë që ishte dakort për qeveri tranzitore, tani jo se është në pushtet por që sondazhet nxjerrin në Maqedoninë e Veriut fituese opozitën tani”- tha Mediu.

loading...
Back to top button
Close