Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Spahiu: Shkarkimi im, aleancë e PD-së me Athinën e Dulen

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shprehur sot se nisma e kryeministrit për shkarkimin e tij nga KLD-ja nuk është gjë tjetër veçse një aleancë me Athinën e Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

“Vota për shkarkimin tim nxori në pah aleancën e PD me Vangjel Dulen, një aleancë nën ngjyrat bardh e blu të flamurit grek dhe që po e detyrojnë kryeministrin Berisha të japë provën e radhës ndaj Greqisë. Ata mund t’i bashkojnë votat, por nuk mund të përçajnë kurrë dot shqiptarët”, tha Spahiu.

Spahiu e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të Aleancës Kuqezi, e cila kishte për qëllim prezantimin e kontratës kuqezi.

Kreu i AK u shpreh se kjo lëvizje bazohet në dy gurë themeli: demokracia dhe kombi.

“Për Aleancën Kuq e Zi demokracia dhe kombi, dinjiteti njerëzor dhe identiteti kombëtar, bashkimi i shqipëtarëve dhe evropianizimi janë të pandashme. Makineria e ndryshkur e politikës shqiptare dhe lidershipi i krokodilit nuk mund të sfidojnë Aleancën Kuq e Zi, e cila qëndron mes Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, at Fishtës e Fan Nolit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si një urë mes brezash që u flijuan për liri dhe komb”, tha Spahiu.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button