Macron letër Kurtit: Hiqe taksën, i gatshëm të organizoj samit në Paris për marrëveshje me Serbinë

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo i dërgoi sot një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në të cilën i kërkoi ta heq tarifën ndaj mallrave serbe. Por, kjo nuk është e vetmja. Një letër me përmbajtje të njejtë Kurti ka pranuar edhe nga Presidenti Francez, Emanuel Macron,
Siç raporton France24News, kjo letër ka ardhur dje nga ambasadorja franceze në Kosovë, Marie Christine Butel, i cili i solli Kurtit një letër të nënshkruar nga Presidenti Emmanuel Macron, duke e uruar atë për marrjen e detyrës së Kryeministrit pas disa muajsh bisedimesh midis partisë së tij Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK.

Në letrën e tij, Macron shkruan se raportet e normalizuara midis Kosovës dhe Serbisë janë “një sfidë e madhe për të ardhmen e Kosovës dhe një sfidë për sigurinë e Evropës”.

Loading...

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut [i udhëhequr nga BE], të cilin unë jam i gatshëm ta lehtësoj duke organizuar në Paris, së shpejti, një samit me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, së bashku me kancelaren [gjermane] [Angela] Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së [Joseph] Borrell”tha ai,

“Rinisja e dialogut nënkupton veprime nga të dy palët: pezullimi i tarifave 100 përqind nga Kosova dhe pezullimi i fushatës së Serbisë për mos njohje të Kosovës,” shtoi Macron në letër.

Mike Pompeo ndërkaq ka përshëndetur krijimin e Qeverisë së re në Kosovë por ka insistuar se cilat janë nevojat e menjëhershme për t’u realizuar.

“I uroj qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e susksesshme dhe demokastike. Ne e mirëpresim formimin e Qeverisë së Kosovës dhe presim që të punojmë së bashku, që t’iu paraprijmë qëllimeve të përbashkëta në rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimit të raporteve me Serbinë”, nis letra e sekretarit amerikan.

“Ne e mirëpresimin zotimin tuaj për ta luftuar korrupsionin derisa përpiqeni t’i përkrahni aspiratat e popullit të Kosovës, përfshirë dëshirën e tyre për transparencë më të madhe dhe mundësi ekonomike. Tani është koha ta kuptoni se normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Serbinë, i fokusuar në njohjen e dyanshme, është esencial për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të ju qëndrojnë në krah, në përkrahje të këtij procesi”, ka shkruar Pompeo.

Ai shkruan tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kurti që ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe ky të jetë prioriteti i tij.

“Heqja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake do të ndihmonte që palët të ktheheshin në tavolinën e negociatave. Ne shpresojmë dhe presim që ky do të jetë prioriteti juaj dhe se do të shfrytëzoni momentumin e krijuar nga letrat që synojnë të vendosin lidhjen ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës e Beogradit”.
“Ne presim të punojmë ngushtë me Qeverinë tuaj të re që të sigurohemi për prosperitet të një Kosove multietnike e demokratike”.

Loading...
Back to top button
Close