Luftë totale mes Aleksandër Frangajt dhe Ben Blushit, në mes hyn dhe Berisha

Prej disa ditësh, TV Klan dhe Top Channel kanë nisur një luftë të heshtur.

Dy personazhet kryesorë të kësaj lufte janë Aleksandër Frangaj dhe Ben Blushi.

Nuk dihet se kush janë shkakatarët e kësaj përplasje, por Frangaj ka risjellë në skenë akuzat ndaj Ben Blushit, tek biznesi i inceneratorëve, duke përdorur edhe media të tjera.

Në skenë kanë dalë disa dokumente, që thonë se gruaja e Blushit është aksionere në një prej këtyre kompanive.

Palë në këtë betejë është bërë edhe Sali Berisha, kuptohet në krah të Aleksandër Frangajt.

Ai ka rimarrë të gjitha akuzat ndaj Blushit, dhe i ka postuar në FB-në e tij.

Blushi nga ana tjetër është përgjigjur duke risjellë në publik nëpërmjet TCH, akuzat për “rrugën e florninjtë” Milot-Balldre, prapa së cilës dyshohet se qendron Aleksandër Frangaj.

Kujtojmë që TV Klan e ka mbrojtur publikisht koston e çmendur për ndërtimin e kësaj rruge, që është jashtë çdo logjike.

Frangaj dhe Blushi kanë qenë miq bashkë dhe madje shkonin edhe për pushime nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Vetëm se tani gjërat duket se kanë ndryshuar dhe lufta mes tyre është bërë e ashpër.

Nuk dihet se cili do të jetë fundi i kësaj beteje, por një gjë e mirë vjen nga kjo përplasje: Të paktën po nxjerrin të palarat e njëri-tjetrit.

(TemA)

loading...
Back to top button
Close