“Shqiptarë, mos votoni politikanë të korruptuar, jemi të detyruar të punojmë me ta”

Ndërkombëtarët i kanë dhënë besim qeverisë në nismën e saj ligjore “Anti-KÇK” në funksion të goditjes së krimit të organizuar dhe konfiskimit të pasurive të vëna përmes krimit.

Në një intervistë për ABC News, zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton thekson se institucionet ndërkombëtare krahas mbështetjes po shqyrtojnë mënyrën e zbatimit të ligjit.

Loading...

“Ne presim me interes zbatimin e reformës në një mënyrë që është plotësisht e përputhshme me të drejtave  njeriut. Një përkushtim kundër krimit dhe korrupsionit është shumë i mirëpritur. Por në çdo rast ligji dhe reformat duhet të zbatohen në një mënyrë që zbaton të drejtat e njeriut dhe që është e zbatueshme edhe në sallat gjyqësore, jo vetëm në rrugë”, tha zv.ambasadori i OSBE.

Por kur krimi ka arritur të depërtojë deri në nivele të larta të politikës, diplomati flet për një përgjegjësi të drejtëpërdrejtë të shqiptarëve të cilët sipas tij kanë në duart një mjet të fuqishëm ndërshkues, votën.

“Është pozitive kur partitë ulen dhe flasin sëbashku kundër korrupsionit zgjedhor. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai.

Në kohën kur palët janë ulur për të miratuar një reformë zgjedhore me konsesnsus, Wilton kërkon që të jenë vetë aktorët politikë ata që të heqin dorë nga krimet zgjedhore.

“Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votojnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai.

OSBE ka ndihmuar forcat politike të gjejnë konsensusin për reformën zgjedhore, ndërkohë që ODIHR ka sjellë tashmë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.

Loading...
Back to top button
Close