SHBA në “konflikt” me BE për reciprocitetin e Albin Kurtit ndaj Serbisë

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e kanë kundërshtuar hapur idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për aplikimin e masave të reciprocitetit, Bashkimi Europian, edhe pse këmbëngul në heqjen e taksës 100 për qind mbi produktet serbe, ka preferuar të mos komentojë mbi masat që mendon të ndërmarrë në këmbim ekzekutivi i ri kosovar kundrejt Serbisë.

Pas konfirmimit në postin e kryeministrit, Kurti deklaroi se taksa ndaj Serbisë do të hiqet dhe do të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar.

Loading...

Ai e konsideron një lëvizje të tillë si parim të marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet dy shteteve. Lidhur me çështjen e reciprocitetit, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka deklaruar që nuk e mbështetë idenë e Kurtit për futjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, deklaroi për REL se ambasadori Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën pa e zbatuar reciprocitetin.  Gjatë vizitës në Prishtinë, para se të zgjidhej qeveria e re, Grenell porositi që heqja e taksës duhet të ndodhë në të njëjtën kohë edhe me ndërprerjen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Loading...
Back to top button
Close