Përse duhet të një Kushtet dhe kundër çmendjes Presidentit?

Mero Baze

Kuvendi I Shqipërisë tani është kthyer në një klinikë psikiatrie për huqet e Presidentit. Meqë Kushtetua e Shqipërisë dhe e asnjë vendi në botë, nuk parashikon se çfarë mund të bëhet kur çmendet Presidenti dhe nuk ushtron detyrën formale që ka për ceremoninë  e betimit të një zyrtari të lart, atëhere Kuvendi I Shqipërisë ka filluar të marrë masa.

Dje në mbrëmje ai ka votuar për të krijuar një mekanizëm zhbllokues, sipas të cilit Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar që është emëruar nga Këshilli I Emërimeve në Drejtësi dhe miratuar nga parlamenti. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Loading...

Në fakt në ligjin për zgjedhjene  antarëve të Gjykatës Kushtetuese, që u bë shkak për këtë konflikt, është parashikuar çmenduria e Presidentit, por deri tek gjysma e rrugës.

Kështu ligji parashikonte se Këshilli I Emërimeve në Drejtësi I dërgon 3 kandidatura Presidentit nga të cilat ai do të zgjedh 1 si kandidate për antarë të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Presidenti çmendej dhe nuk zgjidhte brenda një afati të caktuar, atëhere Këshilli I Emërimeve dërgonte në parlament kandidaturën e renditur si e para. Ky ishte rasti I Arta Vorpsit.

Por ligji nuk parashikonte dhe gjysmën e çmendurisë tjetër. Pra si I bëhet që kur e miraton Kuvendi dhe ajo duhet të bëj betimin formal para Presidentit, ky nuk e thërret, por cakton një tjetër.

Deri këtu nuk ka konstitucionalist në botë që mund ta parashikoj . Ndryshimet e ligjit, ja heqin dhe këtë mekanizëm bllokues Presidentit.

Tani  Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt, kur ligjvënësit parashikuan një mekanizëm çbllokues për emërimin, duhet ta parashikonin gjithë porocedurën si mekanizëm çbllokues, duke e përjashtuar dhe më tej presidentin nga kjo histori, qoftë dhe nga një formalitet siç është betimi. Por mesa duket askujt nuk I shkonte mendja se Presidenti do përdorte dhe ceremonitë e betimit, për të bllokuar plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka në dorë fatin e tij si President.

Por meqë Kuvendi ika hyrë kësaj rruge, duhet të shikoj dhe raste të tjera të zhveshjes së Presidentit nga kopetenca formale, që mund të shkaktojnë kriza fatale.

E tillë është ajo që bëri Ilir Meta me zgjedhjet e 30 Qershorit. Në Kushtetutë, ai ka të detyrim të caktoj datën e zgjedhjeve 6 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve. Dhe kishte caktuar 30 Qershorin.

Pastaj kushtetuta nuk I jep kopetencë të caktoj datë të re zgjedhjesh, pasi ajo nuk është kopetencë e tij, por detyrim formal. Pra ai është njoftuesi I ditës së zgjedhjeve dhe jo prodhuesi I mekanizmit të ditës së zgjedhjeve.

Por ai e bëri. Caktoi 13 tetorin, duke kërkuar zhbërjen e  zgjedhjeve më 30 Qershor.

Natryisht që nuk e pyeti njeri dhe vendi shkoi drejt zgjedhjeve, por ai I krijoi një precedent me papërgjegjshmërinë e tij vendit , deri në atë shkallë sa mund ta fuste në luftë civile.

Tani meqë historia na përballi me një rast të tillë, është mire të marrim masa që Kushtetuta të ketë zgjidhje jo vetëm për kriza normale, por dhe për kriza shkaktuar nga një President anormal.

Ndaj ndryshimet të këtij tipi duhet të thellohen në shumë  ligje, pasi ato nuk prekin kopetenca thelbësore të një presidenti, por krijojnë mekanizma zbllokuese, kur një president çmendet. Pamavrësisht fatit të keq të tij nëse kjo gjë ndodh, Shqipëria duhet të vazhdoj jetën e saj.

Loading...
Back to top button
Close