Meta: Kuvendi duhet të vetëshpërndahet, nuk ofron asnjë garanci

I pranishëm në një intervistë për Euronews Albania, për gazetaren Ilva Tare, Presidenti Ilir Meta është shprehur ndër të tjera se ‘Kuvendi duhet të vetëshpërndahet pasi nuk afron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve’

“Kuvendi duhet të vetëshperndahet. Nuk ofron asnjë garanci për funksionimin normal të institucioneve. Ky është një Kuvend ilegjitim. Ju garantoj se Presidenti nuk është mur, por është një kala në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk ka as ndonjë vagabond ndërkombëtar që mund ta vejë këtë në diskutim,” u shpreh Meta.

Kreu i shtetit tha se ai do jetë në detyrë deri në vitin 2022.

“Presidenti i Republikës është në detyrë deri në 24 korrik 2022, në kala dhe një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës. Le të kërkojnë çfarëdo intepretim dhe nga kushdo. Kjo histori ka marrë fund. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në mbrojtje të Kushtetutes dhe këtë e kam bërë të qartë”, tha Meta.

loading...
Back to top button
Close