Dede Gjo’ Luli, një jetë me luftë për Shqipërinë…

E shanë, e torturuan, pastaj e vranë dhe më në fund e masakruan. Dhe për t’i humbur gjurmët e atij krimi monstruoz e qitën në shpellë. Ky burrë shqiptar kishte shkuar atje në Orosh të Mirditës për bisedime, edhe pse kishte një parandjenjë se atje do të vritej.

Testamenti i nënshkruar një ditë më parë se të nisej, tregon parandjenjën e tragjedisë së tij, pavarësisht se të gjithë e kishin këshilluar që të mos shkonte.

Por Dedë Gjo’ Luli ua kishte dhënë fjalën krerëve të Mirditës. Ishte ditë fatkeqe e shtatorit kur u vra trimi legjendar i Shqiperisë, Dede Gjo’Luli i Hotit.

Atë ditë u shua nga qielli shqiptar një yll i lirisë kombëtare. E vranë ata që e vrasin kombin shqiptar tash 1300 vjet.

Dede Gjo’ Luli lindi në Traboin të Hotit në vitin 1840. Ishte bir i një prej familjeve më fisnike të Malësisë, derë e përmendur brez pas brezi. Hoti ka një të kaluar të shkëlqyeshme. Historianët thonë se ishte një ndër krahinat më të organizuara në gjithë Shqipërinë në Mesjetë.

Bile Millan Shufllaj, shkruan se organizimi ushtarak i Hotit ka filluar ne shekullin XIV. Shtepia e Dede Gjo’ Lulit, ka qene dere e pare neper shekuj. Traboini dhe krejt Malesia gjithmone ka gezuar respekt per kete familje fisnike.

Dede Gjo’ Luli u rrit dhe u be burre ne Bardhaj te Hotit ku edhe sot e kesaj dite ruhen me mire se kudo tjeter traditat me fisnike te races arberore.

Qysh i ri mori pjese ne lufterat per lirine e tokave shqiptare. Merrte pjese ne te gjitha kuvendet me rendesi. Ne moshen 21 vjecare u kishte prire djemve te Hotit per te shpetuar Oso Kuken nga flaka e barotit ne Kulle te Vranines.

Çun Mula dhe Dede Gjo’ Luli perfaqesuan Hotin ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Edhe atehere Deda ishte i ri por shume i pjekur. Nga pjesemarrja ne luftera dhe ne kuvende shihet mirefilli se Dede Gjo’ Luli ishte atdhetar e trim.

Zoti e kishte pajisur me keto cilesi fisnike. Roberine shekullore otomane dhe coptimin sllav te tokave shqiptare i kishte plage ne zemer. I dridhej toka nen kembe, ndersa qielli shqiptar qante per ato padrejtesi dhe mallkime qe kishin rene mbi dheun e shenjte te arberit.

Nga ato male te larta shqiptare, me syte e shqiponjes, i shikonte te gjitha ato tragjedi ne veprim. Marreveshjen turko-sllave per coptimin e tokave shqiptare, Dede Gjo’ Luli e kishte kuptuar me mire se asnje prijes tjeter shqiptar, per faktin se kurre nuk ka qene aleat i tyre.

Periudha para dhe pas Lidhjes se Prizrenit ishin deshmi per Dede Gjo’ Lulin se kombi shqiptar i roberuar mund te zhdukej nga faqja e dheut. I kishte kuptuar shume mire intrigat turke dhe pasionet e cmendura sllave.

Cereku i fundit i shekullit XIX, kishte qene shume fatkeq, sepse gjate kesaj periudhe gjysma e Shqiperise se roberuar nga otomanet kishte rene nen sundimin sllavo-grek. Tashti si burre i pjekur Dede Gjo’ Luli ishte i vetedijshem se cka po ndodh.

E shihte me syte e tij edhe ate gjysme Shqiperie se po shkon drejt copetimit dhe humneres. Ne fillim te shekullit te kaluar, sllavo-greket, pastaj edhe italianet, nuk lane gure pa levize per rrenimin e Shqiperise.

Ne ate kohe Dede Gjo’Luli ishte burre i pjekur dhe me pervoje te madhe ushtarake e politike. Keto i kishte mesuar ne beteja dhe ne kuvende te medha shqiptare sic ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Politiken dhe diplomacine nderkombetare i kishte mesuar ne Shkoder, ku kishte kaluar nje pjese te rendesishme te jetes. Atje ishte njohur me patriotet dhe intelektualet me te shquar shqiptare te Rilindjes.

Asnje kuvend kombetar ne Shkoder nuk behej pa pjesemarrjen e Dede Gjo’ Lulit. Shqiperia dhe Kosova e kishin kuptuar se ky eshte nje prijes i vertete. Njeri qe nuk ishte korruptuar nga shperblimet dhe titujt e huaj.

Tere jeten e kishte kaluar ne male te Hotit pa bere asnje kompromis. Mbante lidhje te ngushta me te gjithe patriotet shqiptare ne Jug e ne Veri, ne Kosove dhe ne diaspore. Sa here e kishte pare shtepine e tij te djegur shkrumb e hi, por asnjehere nuk u ligeshtua.

Te gjithe e kishin kuptuar se Turqia ishte para shkaterrimit, e sidomos fqinjte sllave e greke. Ata enderronin se pas largimit te Turqise do te gelltitnin te gjitha tokat shqiptare dhe sipas tyre nuk do te kishte me Shqiperi.

Por, keto kurthe mizore ballkanike Dede Gjo’ Luli i kishte kuptuar me mire. Pas shume takimesh dhe bisedimesh me patriotet shqiptare, ky hero legjendar kishte vendosur te fillonte luften per pavaresine e Shqiperise.

Ne Shkoder, ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine ishte krijuar bindja se lufta per pavaresi ishte e domosdoshme. Edhe pse i shtyre ne moshe, trimi legjendar i Malesise kishte bere te gjitha pergatitjet per nje qendrese te vertete.

“E filloi luften me 24 mars te vitit 1911, e cila brenda me pak se dy vjetesh i solli Shqiperise pavaresine dhe atdheut ma te madhen nder”, thote nje poet shqiptar.
Me 6 prill te vitit 1911 per here te pare ne Bratile te Hotit valoi flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit. Valoi pas 500 vjet roberie.

E shpalosi dhe u nguli ne koder te Bratiles, Nike Gjelosh Luli i familjes se Dede Gjo’Lulit. Por ne ate moment Nike Gjelosh Luli ra deshmor, me flamur te Kastriotit ne dore.

Ne Deciq filloi nje lufte e vertete qe u perhap ne Shqiperi dhe Kosove. Tere bota e kuptoi se shqiptaret jane gati te bejne sakrificen me te madhe per atdhe.

Shtypi evropian dhe boteror shkruante cdo dite per trimerine dhe vendosmerine e shqiptareve. Politika dhe diplomacia evropiane mesoi shume nga kjo lufte.

Ato dite patriotet shqiptare pergatiten dhe nenshkruan Memorandumin e Greces, qe eshte dokumenti me i rendesishem per pavaresine e Shqiperise, para Shpalljes se Pavaresise ne Vlore me 28 nentor te vitit 1912.

Te gjitha ketyre veprimeve heroike dhe politike u priu Dede Gjo’ Luli me guximin, ndershmerine dhe largpamesine qe e karakterizonte ne cdo cast historik.

Per lufterat dhe atdhedashurine e tij kane shkurar me shume se 100 autore shqiptare dhe te huaj. Kane shkruar dhe shkruajne poetet, historianet dhe shkrimtaret me te mire te kombit shqiptar.

Vendlindja e tij dhe gjysma e Malesise se Madhe gjendet edhe sot e kesaj dite nen pushtimin serbo-malazez.

Kulla e Dede Gjo’ Lulit eshte shnderruar ne nje germadhe. Deciqi dhe Bratila jane troje shqiptare qe u lane me gjak per lirine e Shqiperise. Kete e dijne te gjithe historianet shqiptare.

Flamuri i Kastriotit eshte ngritur per here te pare ne Bratile dhe ne Deciq; atje eshte lare me gjakun e djemve dhe vajzave me te dalluara te Malesise, ashtu sic eshte lare me gjak Prekazi i Drenices nga Adem Jashari dhe bashkeluftetaret dhe anetaret e familjes se tij.

Dede Gjo’ Luli eshte nder te paktet brezni luftetaresh qe eshte shuar me far e me fis per flamur e per liri. Megjithate politika shqiptare nuk eshte treguar kurre e sinqerte ndaj atyre qe dhane jeten per lirine e atij vendi.

Historianet shqiptare gati gjithmone kane qene te diktuar nga politika.
Per Bratilen, ku per here te pare u ngrit flamuri shqiptar, historianet nuk e kane thene fjalen e vete.

Klanet e ndryshme politike kane manipuluar me te verteten historike te kombit shqiptar. Dihet se ata qe kane pasur pushtetin kane shkruar historine. Por Dede Gjo’ Luli dhe trimat e tij nuk kane luftuar per pushtet.

Deri edhe armiqte e kombit shqiptar e kane pranuar se Malesia e Madhe eshte nje treve e vertete iliro-shqiptare, qe u eshte nenshtruar te huajve me pak se cdo krahine tjeter.
Akademite dhe parlamentet shqiptare duhet t’i korrigjojne keto gabime.

Amerikanet nderojne ne menyre te posacme diten e pavaresise por edhe diten e flamurit, te cilin e kane ngritur ne lufte kunder Perandorise angleze. Keto jane te verteta historike, pavaresisht se mund te jene te hidhura.

Ne fushebeteja per lirine e Shqiperise jane vrare nje dyzine burra e gra te familjes se Dede Gjo’ Lulit. Ata jane vrare kunder armiqve te Shqiperise dhe te kombit shqiptar. Ata meritojne vend me rendesi ne Panteonin e kombit. Edhe entet fetare pa dallim, duhet t’i nderojne dhe te luten per shpirtin e tyre.

“Jeta e Ded Gjo Lulit”

loading...
Back to top button
Close