“Asnjë fjalë për Papa Kriston”, Kapllani: Ky gjoja-kryepiskopi i kishës ortodokse shqiptare Janullatos po lutet për shpirtin e Kacifas

Studiuesi Gazmend Kapllani ka reaguar ashpër kundrejt kryepeshkopit Anastas Janullatos i cili ndodhet në krye të Kishës Autoqefale të Shqipërisë prej 25 vitesh, por që nuk ka reaguar të përkujtojë 115-vjetorin e ndarjes tragjike nga jeta, të klerit shqiptar, Papa Kristo Negovani.

Kapllani më tej shkruan se kryepeshkopi asnjëherë nuk e ka kujtuar As Fan Nolin, sakaq shton se ai shkon çdo javë në Greqi por s’ka bërë kurrë takime me emigrantët ortodoks shqiptarë apo të mbajë meshë për ta në Greqi.

Loading...

Postimi i Gazmend Kapllanit:

Ky gjoja-kryepiskopi i kishes ortodokse shqiptare, Anastasi, do jete i zene duke u lutur per shpirtin e Kacifas ma merr mendja. Prandaj nuk ben gek te thote ndonje fjale perkujtimi per Papa Kristo Negovanin. 

As Fan Nolin nuk e permend ndonjehere. Kryepiskopi yne eshte grek me origjine (asnje problem, te mireseardhur jane te gjithe ne Shqiperi).

Por shkon ne Greqi gati cdo jave dhe nuk ka gjetur asnjehere kohe te bej nje takim me emigrantet ortodokse shqiptare. Lere me te mbaje ndonje meshe ne shqip per ta ne Greqi.

Mire ai: po prifterinjte e tjere Ortodokse?

Ne vend te nderimit te Papa Kristo Negovanit, importohen ne Shqiperi shenjtore te huaj per Shqiptaret, si Shen Kozmai qe per me shume eshte nje antisemit i terbuar dhe nje taleban ortodoks. 

A do flase njeri ne Kishen Ortodokse Shqiptare apo ju kane blere me bursa te gjitheve?

Loading...
Back to top button
Close