Zylfie Haklaj thyen heshtjen: Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha (VIDEO)

Zylfie Haklaj thyen heshtjen duke rrëfyer në një intervistë ekskluzive për “Top Story” sagën e vrasjeve në Tropojë. Si kurrë më parë, ajo do të flasë me emra dhe fakte konkrete për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të politikës në këtë masakër.

Zylfije Haklaj bën fajtor për vrasjen e vëllezërve të saj dhe për gjakun e derdhur në Tropojë vetëm një person. Mes dhimbjes, ajo kërkon prej vitesh vetëm drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës.

Loading...

“Në familjen time ka 14 persona të vrarë dhe përgjegjës kryesor për këtë është Sali Berisha. Ne kërkojmë drejtësi, unë jetoj për të dëshmuar”, kjo është vetëm një pjesë e rrëfimit të saj për “Top Story”.

Kush e përgjaku fisin e Haklajve dhe sot endet i lirë? Sa e përfshirë është politika në këtë çështje? Si kanë ndodhur vrasjet në Tropojë? Kush ishin porositësit dhe kush ekzekutorët?

Për këtë dhe shumë detaje të tjera ndiqni intervistën ekskluzive të Zylfie Haklajt të martën në orën 21:00, dhënë për emisionin “Top Story” në Top Channel. Gjithashtu kemi parë në promo lançimin e pjesës së parë dhe ende nuk dihet se sa seri do të jetë ky “Top Story”.

Loading...
Back to top button
Close