I dërguari i Trump “ultimatum” gjatë konferencës me Vuçiç: Nuk kemi shum kohë, SHBA tërhiqet nëse s’arrini marrëveshje me Kosovën

I dërguari special i Presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një konferencë të përbashkët me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen, nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen dhe të lëvizin drejt një marrëveshjeje.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk është për mua ta them.

Më takon mua që të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur.

Palët duhet të më thonë mua se çfarë mendojnë dhe çfarë duan. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencë.

Grenell ka thënë se nëse të dy palët do të thonë se nuk kanë se cfarë të flasin dhe se gjithçka ka mbaruar, atëherë SHBA do të tërhiqen dhe do të merren me diçka tjetër.

Megjithatë ai thotë se janë duke ndjerë një energji pozitive aktualisht dhe se shpresojnë në një marrëveshje.

loading...
Back to top button
Close