Ambasadori i BE: Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë

Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka deri në pranverë, kur do të zhvillohet samiti i radhës në Zagreb për hapjen e negociatave.

Gjatë ceremonisë për marrjen e presidencës nga Kroacia, diplomati evropian i bëri apel klasës politike se duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve.

Loading...

“Duhet dialog konstruktiv dhe gatishmëria për tu bërë bashkë për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është çështje kyçe thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Nuk kanë mbetur shumë kohë për të arritur ato gurë të tjerë kilometrikë që duhen këtë pranverë.  Do të ishte gabim për Shqipërinë në rast se nuk do të fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë Shqipëria si vend gjatë muajve në vijim për tu prezantuar plotësisht e përgatitur për pikën tjetër të takimit”, tha Soreca.

Soreca tha se përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet që duhen arritur për ti bindur të gjitha shtetet anëtare për rezultatet e reformave.

“Për Shqipërinë, presidenca juaj do të jetë kyçe dhe vendimtare. Pas samitit të Zagrebit, Komisioni do të miratojë raportin e saj vjetor dhe përparësia për Shqipërinë duhet të jenë përpjekjet e mëtejshme që duhen arritur për t’i bindur të gjitha shtetet anëtare që do të thotë përqendrimi tek dhënia e rezultateve për reforma”, shtoi ai.

Loading...
Back to top button
Close