Sot yll botëror, Ava Max: Erdhëm nga Shqipëria vetëm me një valixhe

Ava Max, 25-vjeçarja me origjinë shqiptare, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një foto, në përshkrimin e së cilës ka folur për vështirësitë e fillimit. Max, edhe pse sot një yll ndërkombëtar nuk harron t’i kujtojë rrënjët, origjinën dhe rrugën e gjatë për të arritur ku është.

“Në jetë ekziston e mira dhe e keqja. Gjithnjë kam besuar se e mira mbizotëron. Këtë e them me siguri si mësim që kam marrë nga e shkuara ime. Vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë! Edhe nëse gjithë letrat hapen kundër teje, ka një rrugë për t’ja dalë. Unë, isha vetëm një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në Amerikë me asgjë tjetër veçse rrobat e trupit. Po jua them këtë sepse besoj që mund t’ja dilni në gjithë çfarë doni”.

Loading...

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja ndan histori personale për të motivuar fansat. Më parë, Max ka folur gjatë për problemet me vetëbesimin, bullizmin dhe ngacmimet dhe luftën që i është dashur të bëjë për t’u ndjerë e pranuar. Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, ka lindur në 16 shkurt të vitit 1994 në Wisconsin, shtet në SHBA. Prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, emigruan nga Saranda për në SHBA rreth fillimit të viteve ’90.

Loading...
Back to top button
Close