Skandali: Gjenden 9 armë pa leje që prej 2017 në komisariatin e Elbasanit

Një rast i paprecedentë është shënuar në Komisariatin e Elbasanit.

Në zyrën e shefit të rendit të këtij komisariati, prej më shumë se 2 vitesh qëndronin 9 armë pa leje, të cilat nuk ishin të pajisura me asnjë procesverbal dhe nuk dihej origjina e tyre.

Loading...

Armët ishin automatikë, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga Policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

Për këto armë ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe është çelur një hetim, i cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.

Loading...
Back to top button
Close