Raporti italian/ Pse mafia shqiptare kryeson tregun e heroinës, zbulohen korridoret e drogës

Të premten është publikuar një raport i Policisë Italiane për grupet kriminale që veprojnë në territorin italian, lidhjet me banda të kombësive të tjera, si dhe krimet e kryera për prishje të pazareve të drogës.

Në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet. Organizatat kriminale nga Shqipëria identifikohen si vend tranziti i heroinës nga Azia Qëndrore e Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

Loading...

Shqipëria mban vendin e parë për trafikun e heroinës në shumë qytete të Italisë, duke lënë shumë vende pas rrjetet kriminale nga Holanda, Belgjika, Austria, Britani e Madhe dhe Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.”

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqëndrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.

Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracionin klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Ameriknë e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të struktuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.

Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.

Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë, i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafikun e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarje tregtare.

Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e marijuanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.

Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me marijuanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.

Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me marijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.

Grupet kriminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e drogave të tjera si kokainë e heroinë. Në trafikun e kokainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi kriminale me atë të mafias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”

Gjatë një operacioni autoritetet antimafia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese droge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet mafioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e drogës.

Në biznesin e drogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar trafik transnacional të ngarkesave me lëndë narkotike.

Përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërëcënim e zhvatje.

Loading...
Back to top button
Close