“Unë do luftoj me bishën (Ramën), jo me këlyshët”/ Kryemadhi: Gati të miratojmë reformën

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, pjesë e tryezës politike për këtë proces, është ushtar i Ramës dhe se beteja është për largimin e kryeministrit.

Sipas Kryemadhit, asnjë qëndrim i opozitës së bashkuar nuk ka ndryshuar, dhe se i mbetet sistemit të drejtësisë të vendosë para përgjegjësisë personat e përfshirë në shit-blerjen e votave. Ajo tha se Gjiknuri është përgjegjësi e qeverisë.

Loading...

“Unë do luftoj me bishën, jo me këlyshët e bishës, bisha në këtë histori është Rama, të tjerë janë ushtarë të tij, këlyshë të tij, që kanë bërë çfarë u ka kërkuar Edi Rama. Dënimi, është testi i Edi Ramës, e ka një nga kushtet e Bundestagut. Ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga ato që kemi kërkuar. Nxjerrja përpara përgjegjësisë të të gjithë personave të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Këtë detyrë e ka qeveria. Kjo i takon drejtësisë, dhe erdhi momenti të tregojë a është i kapur apo jo si sistem”, tha Kryemadhi.

Ajo deklaroi se reforma zgjedhore është kushti i parë i Bundestagut gjerman dhe se mund të miratohet para 15 marsit.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme për miratimin e reformës zgjedhore, por implementimi i saj është detyrë e mazhorancës”, tha Kryemadhi.

Loading...
loading...
Back to top button
Close