Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Dikur ushtar i UÇK-së, sot mbledh hekurishte e është në “listën e mashtruesve”

Dikur mbante armë në duar, në përpjekje për ta jetësuar ëndrrën për lirinë e vendit. Tani mban në duar hekurishte të ndryshme, në përpjekje për ta siguruar mbijetesën për të dhe katër anëtarët e familjes.
Veli Morina nga Gllareva e Klinës është ish-ushtar i UÇK-së por ndryshe nga frontet e luftës, ai sot përballet me frontin e mjerimit.

I detyruar nga varfëria, çdo ditë për të është e zakonshme. E fillon ditën duke mbledhur kanaçe, për të fituar jo më shumë se 2 euro në ditë nga shitja e tyre. Biçikleta për të është gjithçka, ngase i shërben për t’i grumbulluar këto hekurishte nëpër rrugët e fshatrave përreth.

Ish-ushtari i UÇK-së, i brigadës ‘113 Mujë Krasniqi’, tregon se këtë e bën për ta ushqyer familjen e tij 5-anëtarëshe, pasi jeton në kushte të vështira ekonomike.

Skajet e rrugëve janë rrezik i vazhdueshëm për të, në përpjekje për të mbledhur këto hekurishte. Ka edhe një arsye tjetër që e ka dëshpëruar.

Është befasuar dhe ndier i fyer pasi, pas publikimit të listave të veteranëve, ai u kategorizua si veteran mashtrues.

Thotë se ka dëshmi për ta dëshmuar të kundërtën.

Ai ka rrëfyer për KTV-në kohën sa shërbeu si ushtar i UÇK-së. Është i bindur se përfshirja e tij në listën e 20 mijë veteranëve mashtrues u bë nga ndërhyrjet politike. Morina thotë se do të bëjë padi, nëse emri i tij vazhdon të mbetet në listën e veteranëve mashtrues.

Veli Morina thotë se për shumë vjet shteti nuk i ofroi asnjë ndihmë, pasi jeton akoma në shtëpinë e një të afërmi të tij./ZgjohuShqiptar.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button