Koncesioni i sterilizimit, SPAK lëshon 12 fletë-thirrje për përfituesit

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit identifikon 12 personat që nga e hëna e 20 janarit do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit, kontratë e denoncuar në SPAK nga nisma “Thurje”.

Burime nga SPAK bënë me dije  se pas regjistrimit të këtij kallëzimi janë caktuar dy prokurorë të Njësisë së Korrupsionit në SPAK dhe kanë nisur veprimet konkrete, shkruan Mapo.

Loading...

Të njëjta burime sqaruan se fillimisht do të pyeten personat e kallëzuar nga nisma “Thurje”, ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private, përfituese e këtij partneriteti.

Më 23 dhjetor, nisma “Thurje” depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Loading...
loading...
Back to top button
Close