“Dëbimi i diplomatëve iranianë, sinjal i fortë se diçka ekstreme po gatuhej”

“Kemi të bëjmë me një sërë vendimesh nga Shqipëria, përfshirë edhe largimin e kreut diplomatik të Iranit. Ky është një sinjal i fortë se diçka vërtetë ekstreme po gatuhej për sigurinë kombëtare.

Ky vendim i dytë vjen edhe si një pasojë që e kishim paralajmëruar e vendosjes së Shqipërisë në një vend në rrezik, sepse ne kemi mirëpritur një numër mbi 3 mijë muxhahedinë”.

Loading...

Kështu u shpreh në A2 Endri Hide, profesor për marrëdhënie ndërkombëtare, teksa komentoi dëbimin e diplomatëve iranianë nga vendi ynë.

Më tej, ai zbuloi se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione edhe nga vetë MEK-u.

“Shqipëria është një vend i vogël, diplomatikisht, ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht dhe financiarisht.

Shqipëria hyn të fuqitë e vogla. Shqipëria nuk pretendon dot të luajë rol në Lindjen e Mesme, por ka reaguar ndaj një kërkese zyrtare të SHBA nëpërmjet OKB-së dhe UNHCR, vetëm për premisa humanitare.

Por ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe kemi komponentët tanë të sigurisë.

Madje, shpesh herë, ka pasur informacione që janë përcjellë nga autoritetet tona nga vetë MEK-u, nga pjesëtarët që bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet shqiptare”, tha Hide,

Loading...
loading...
Back to top button
Close