Sot Kosova kujton 21 vjetorin e Masakrës së Reçakut ku u ekzekutuan 45 burra

Sot Kosova ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ku më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe ekzekutuan në një luginë 45 banorë të fshatit. Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të kombësisë shqiptare.

21 vjet më parë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, rreth 25 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe vranë 45 banorë të fshatit. Në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe më pas i ekzekutuan në një luginë mbi fshat.

Loading...

Më 16 janar ish shefi i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Europë, ambasadori William Walker e cilësoi masakrën serbe krim kundër njerëzimit.

“Nga ajo që unë personalisht kam parë, nuk hezitoj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim kundër njerëzimit. Bota duhet ta dënojë këtë mizori”, tha atë kohë ambasadori Walker.

Pas kësaj deklarate, Beogradi e shpalli ambasadorin Walker person të padëshirueshëm ndërsa nuk lejoi hyrjen në Kosovë ish prokurores së Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, Louise Arbour

Masakra e Reçakut shënoi fillimin e një fushate të re diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund luftës dhe më 6 shkurt përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë u takuan në Rambouillet të Francës, në bisedimet e ndërmjetësuara nga bashkësia ndërkombëtare.

Më 15 mars të po atij viti marrëveshja e hartuar nga diplomatët ndërkombëtarë u nënshkrua nga përfaqësuesit e Kosovës por u refuzua nga Beogradi dhe më 24 mars NATO-ja filloi fushatën 78 ditëshe të bombardimeve që detyroi tërheqjen e forcave serbe nga Kosova dhe vendosjen e trupave të aleancës dhe administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Njëzetenjë vjet pas masakrës në Reçak, Kosova po mbush dymbëdhjetë vjet të shpalljes së pavarësisë së saj, që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia, e cila vazhdon të mohojë atë çfarë kishte ndodhur në këtë fshat.

Në fund të vitit të kaluar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nxiti reagime të zemëruara në Kosovë duke e cilësuar masakrën e Reçakut si “të fabrikuar nga një mashtrues, siç është William Walker, për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999”.

Një ditë më parë, ish ambasadori Walker tha se

“Kur njerëzit më pyesin për reagimin tim lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiç që më quan gënjeshtar, duke thënë se Reçaku nuk ka ndodhur, reagimi është që po dëgjoj edhe njëherë fjalët e Sllobodan Millosheviçit”.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1600 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë të kombësisë shqiptare.

Loading...
loading...
Back to top button
Close