Si u “shkri” Instituti i Gjuhësisë, sot kemi vetëm një leksikograf në Shqipëri kurse Britania mbi 2000

Tani do të tregojmë arsyet se përse studiuesit nuk arrijnë dot të pasurojnë dhe mbrojnë gjuhën shqipe.

Këto arsye ndahen në 3 drejtime:

Loading...

1 – Gjuha po rrezikohet sepse parlamenti nuk ka miratuar një ligj për mbrojtjen e saj.

2 – Qeveria ka shkurtuar stafin akademik që punon për gjuhën shqipe.

3 – Instituti i gjuhësie nuk ka ambiente pune mjaftueshëm.

Le të ndalemi fillimisht tek ligji. Në të gjitha vendet e tjera ekziston një ligj për gjuhën ose gjuhët amtare. Vetëm Shqipëria nuk e ka një ligj të tillë.

Ne kemi ngelur mbrapa në këtë drejtim. Përveç atyre dy neneve në kushtetutë askund tjetër nuk flitet për gjuhën shqipe në kuadrin ligjor shqiptar. Gjithsesi parlamentit i është propozuar disa vite më parë një projekt ide e ligjit për gjuhën.

Ne kemi siguruar një kopje të atij projekt ligji. Ja cilat janë 3 pikat kryesore për mbrojtjen e gjuhës.

Neni 4.  Në gjithë veprimtarinë e administratës shtetërore, në fushën e arsimit publik e privat, në marrëdhëniet zyrtare, në mjetet e informimit (shtypi dhe media elektronike) zbatohet norma gjuhësore dhe çdo tekst publik i fushave të mësipërme, i shkruar ose i folur, duhet të jetë në pajtim me rregullat e shqipes standarde.

Ligji më pas kërkonte edhe penalizime për shkelësit, por këto ia linte në dorë qeverisë ti përcaktonte.

Neni 8  – Moszbatimi i këtij ligji cilësohet kundërvajtje dhe dënohet sipas dispozitave të akteve nënligjore të nxjerra nga Këshilli i Ministrave.

Kërkesa e tretë kishte të bënte me ngritjen e një komisioni të posaçëm.

Pranë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë krijohet Komisioni i përhershëm shtetëror për gjuhën shqipe, me kompetencë shkencore dhe me fuqi vendimmarrëse, i kryesuar nga zëvendëskryeministri.

Por ligji nuk u mor seriozisht nga politika dhe nuk u miratua asnjëherë. Në atë kohë pati edhe zëra që ligji të mos miratohet sepse shqipja standarde duhet të rishikohet dhe të marri fjalë nga gegërishtja.

Ndërkohë studiuesit ndërsa prisnin që vinin kohë më të mira ata ranë nga shiu në breshër.

Në vitin 2005 vjen në pushtet partia demokratike. Ajo bëri një reformë në Akademinë e Shkencave duke hequr prej aty disa institute dhe duke krijuar qendrën e studimeve albanologjike. Këtu vijmë tek pika e dytë, mungesa e stafit. Reforma e qeverisë Berisha në akademinë e shkencave erdhi me shkurtime të thella. Institutit të gjuhësisë iu hoqën më shumë se gjysma e stafit.

Në këto kushte institutit të gjuhësisë do ti duheshin dekada që të bënte fjalorin e ri që ka aq nevojë gjuha shqipe sot.

Ja përse gjuha shqipe sot është në rënie të lirë. Është e dobët përballë fjalëve të huaja dhe presionit që vjen nga gjuhët e tjera.

Loading...
loading...
Back to top button
Close