Pakti për refomën zgjedhore/ Çfarë parashikon marrëveshja e dakordësuar mes palëve?

Pas një krize të gjatë mes dy palëve politike në vend, opozitë-mazhorancë, duket se më në fund ka ardhur edhe momenti i uljes së tyre në tryezë. Qëllimi i kësaj tryeze sipas palëve është  realizimi i reformës zgjedhore, të kërkuar vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët.

Kjo vjen pas një sërë ngjarjesh të rëndësishme politike që shënjuan vitin që lamë pas. Përmendim këtu braktisjen e parlamentit nga opozita, protestat e herë pas hershme mga përfaqësuesit e opozitës së bashkuar apo edhe vendimin e tyre për  mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Loading...

Komisioni i Reformës Zgjedhore, është ngritur para disa muajsh me pjesëmarrje nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, që tashmë përbëhet nga deputët zëvendësues të PD dhe LSI që lanë mandatet. Dy bashkë-kryetarët e këtij komisioni janë ish ministri i financave z. Gjiknuri dhe deputetja Rudina Hajdari.

Por këtij Komisioni i janë bashkuar tashmë edhe dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Konkretisht Nën/Kryetari i LSI z. Petrit Vasili dhe ish deputeti i PD z. Oert Bylykbashi.

Pjesëmarrja në këtë komision edhe e përfaqësuesve të dy partive opozitare, erdhi si pasojë e një takimi mes aleatëve të opozitës së bashkuar. Sipas opozitës, por edhe liderit të saj z. Basha ky dakordësim me mazhorancën vjen edhe si kërkesë e vazhdueshme edhe e Bundestagut gjerman që kërkon arritjen e zhvillimit të reformës zgjedhore.

Por çfarë përmban marrëveshja e firmosur dje nga përfaqësuesit e opozitës dhe mazhorancës?

Sipas dokumentit të publikuar pas mbledhjes së Komisionit, bëhet me dije se e gjithë reforma zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit të këtij viti. Gjithashtu po në kuadër të kësaj marrëveshje është dakordësuar krijimi i “Këshillit Politik” që do të përbëhet nga përfaqësues të opozitës, drejtuesve të Komisionit dhe anëtarëve të komisioneve të kuvendit.

Po ashtu kjo marrëveshje “detyron” mazhorancën që të mos bëjë ndryshime në përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore apo edhe Këshillit Politik. Parë kjo si një garanci për vazhdimësinë e realizimit të kësaj reforme.

Në përmbajtjen e këtij akti është parashikuar edhe angazhimi i përbashkët i palëve për të miratuar unanimisht kërkesat e tyre. Në rast të kundërt do të kërkohet asistenca dhe ndihma e ekspertëve të OSBE/ODIHR. Raporti dhe drafti përfundimtar që do të dalë nga puna e këtij Komisioni do të miratohet në Kuvend.

Loading...
loading...
Back to top button
Close