Gjyqtarët që po lirojnë nga burgu të dënuarit me burgim të përjetshëm

Duke shfrytëzuar disa hapësira në legjislacionin penal, lojëra procedurale si dhe ditët që u kanë mbetur para se të japin llogari përballë organeve të Vetingut për vendimmarrjet e tyre, një grup gjyqtarësh, vitet e fundit, po lirojnë qelitë anëtarët dhe krerët e bandave kriminale më famëkeqe në Shqipëri, të dënuar me burgim të përjetshëm. 

Vendimi i fundit ishte ai i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha, e cila pranoi kërkesën e avokatit për shuarjen e dënimit të përjetshëm për ish-numrin dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke e ulur në 25 vite dhe liruar më pas me kusht, me 5 vite në shërbim prove.

Loading...

Janar 2020, gjyqtarja Krujës Enkelejda Hoxha liroi nga burgu ish-numrin dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Nëntor 2018, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arjan Balliu dhe Anita Mici, projektuan lirimin nga burgu të Viktor Ymerit, i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje. Ata i hoqën dënimin e përjetshëm. Arjan Balliu i shkarkuar nga Vetingu. Anita Mici është në proces rivlerësimi.

Dhjetor 2019, gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, pasi Arjan Balli dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm.

Shkurt të 2019, gjyqtari i Korçës Markelian Kuqo liroi nga burgu Gert Gjinararin, i dënuar më burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. 

Shkurt 2019, gjyqtarët Fuat Vjerdha, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skënder Damini, i heqin dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin, i akuzuar për 5 vrasje. Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha kanë votuar pjesërisht kundër për heqjen e dënimit përjetë.

Dhjetor 2016, gjyqtarët e Apelit në Durrës Arben Vrioni, Anita Miçi dhe Petrit Çeno liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim. Arben Vrioni dhe Petrit Çeno janë shkarkuar nga Vetingu.

Loading...
loading...
Back to top button
Close