“Burra të moshuar në fshatra të thellë, vetëm të ikin nga Shqipëria”

“Nuk po arrijmë asesi të kuptojmë si është e mundur që vajzat ngs Shqipëria të pranojnë, të martohen edhe të lindin fëmijë me serbë që kryesisht jetojnë në zona të thella malore edhe në fshatra të prapambetura, ku asnjë serbe nuk pranon të martohet edhe të krijoj familje” – shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ajo jep në një artikull të gjatë edhe disa shifra si dhe gjeografinë në rritje të dukurisë.
Në Zupç, Zubin Potok dhe në rajone tjera pranojnë të martohen me burra serb dukshëm më të vjetër se ato, pranojnë të asimilohen mësojnë gjuhën dhe traditat por edhe ndërrojnë besimin në disa raste.
Martesat e shtrira edhe në Sanxhak dhe zona rurale bëhen sipas medieve serbe me burra të moshë së mesme, me të cilët asnjë vajzë e atij rrethi nuk është martuar dhe thuajse kishin mbetur pa martuar.
Aq më keq është njoftimi tjetër se edhe në zona të ndryshme rurale nga Maqedonia nga dita në ditë po vijnë vajza e nuse tjera shqiptare, duke pranuar martesa me burra shumë më të moshuar edhe të vjetër, duke krijuar familje dhe duk lindur pasardhës.
Ka pothuajse një dekadë e më shumë që burra nga vise të ndryshme të Serbisë, të pamartuar, fatin e tyre të jetës e kërkojnë në Shqipëri, duke sjellë gra nuse nga ky shtet, – shkruajnë mediat serbe që sikur mburren me këtë dukuri.
Bie fjala në Peshter gjendet fshati Bugjevë, ku në mungesë të fëmijëve përkatësisht nxënësve shkolla kishte kohë që ishte mbyllur, por tani shkolla e fshatit pas një dekade është rihapur përsëri.
Shkolla aktualisht ka 12 nxënës prej të cilëve 11 janë të lindur nga nënat shqiptare, nga martesat me burra serbë që jetojnë në zona shumë të largëta me kushte aspak normale, por për të cilat ato kanë pranuar vetë.
Njëra prej tyre Vera ka ardhur edhe është martuar qysh në vitin 2006. Ajo ka lënë Shkodrën për të jetuar edhe krijuar familje në Serbi. Ajo thekson se në fillim ishte shumë vështirë për shkak të mosnjohjes së gjuhës, traditave por edhe kushteve jo të mira, më pas gjërat janë rregulluar, ku mësoi gjuhën mësoi zakonet edhe u adaptua në familje.
Sikurse Vera ka vepruar edhe e motra e saj Violeta, e cila jeton në një fshat afër Sjenicës dhe ka krijuar edhe ajo familje. Ajo për familjen që ka krijuar, burrin por edhe gjuhën që sapo e ka mësuar falënderon të motrën, e cila i ka hapur rrugën dhe njohjen e martesën dhe nuk bëhet aspak pishman për vendimin për ardhje edhe jetën këtu.
Kështu Violeta edhe Vera janë bërë nuse të dy vëllezërve dhe kanë lindur 5 fëmijë, bile sot ato kanë mësuar të gjitha traditat, festat edhe gatimet tjera, ndërkohë që iu pëlqen posaçërisht përgatitja e djathit.
“Është e vërtetë se jeta në fshat edhe në zona malore është shume e vështirë, por kudo që do isha martuar edhe do të kisha krijuar familje, do duhej të jetojë edhe të lind edhe të rris fëmijë edhe familje” – ka thënë Vera.
Jo shumë larg nga këto dy familje me nuse shkodrane jeton edhe Lulja një tjetër  shqiptare e cila është e martuar me Markon tash e 13 vjet.
Edhe ajo shprehet shumë e kënaqur me burrin edhe familjen dhe ka tre fëmijë, duke theksuar se nuk është aspak pishman që ka ardhur është martuar edhe jeton këtu.
Shumë shqiptare kanë ndjekur rrugën e Veres, Viloetës edhe Lules dhe kanë ardhur edhe kanë krijuar familje këtu.
Vetëm në këtë pjesë ku përfshihen disa mjedise rurale e fshatra sipas mediave janë ardhur edhe janë martuar rreth 50 shqiptare. Pothuajse të gjitha shprehen të kënaqura me jetën dhe kushtet në të cilat jetojnë.
Këto mblesëri po bëhen jo vetëm nga individë por edhe nga shoqata të krijuara që për një nuse dhe martesë paguhen jo pak, me shifra që shkojnë deri 5 mijë euro varësisht nga gjendja e familjes së dhëndrit serb por edhe nga bukuria edhe vajza që merr.
Ndërkohë trendi negativ vazhdon edhe me hapa akoma më të çuditshëm. Sipas medieve serbe kohë më parë në një nga panairet e shumta që organizohen në serbi, në njërin nga ata në afërsi të Beogradit ka arritur një autobus përplot me vajza nga Shqipëria të moshave nga 20 deri 40 vjet, të cilat u “ekspozuan” para burrave të pamartuar serbë me qëllim njohjen dhe pëlqimin.

Loading...
Loading...
loading...
Back to top button
Close