Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vetëvendosje lëshon ministritë, ja oferta e re për LDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë një ofertë të re nga lëvizja Vetëvendosje. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa i cili tha se propozimi i paraqitur një ditë më parë është i ngjashëm me atë të takimit të fundit, vetëm se ka disa ndryshime. Sipas Mustafës ky propozim do të shqyrtohet shumë shpejt.  Oferta e VV-së për Lidhjen Demokratike të Kosovës në takimin e fundit ishte që LDK-së t’i takojnë 6 ministri ndërsa Vetëvendosjes 4.

Ndërkohë, të dy partitë I ka vizituar ish ambasadori I OSBE-së nw Kosovw, Wiliam Walker, i cili shfrytëzoi për këtë qëllim ndalesën e vet në vend, në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut. Pas takimit me Kurtin, Walker foli për gazetarët, duke thënë se qeveria e re duhet të formohet sa më shpejt.

“Një shtet pa qeveri vështirë se mund të quhet shtet. Keni  nevojë për një qeveri, dhe pritshmëritë e njerëzve këtu e ato të diasporës janë që të ketë një shans për të rinjtë, për idetë e reja. Por për sa kohë nuk e formoni ekzekutivin, asnjë prej këtyre nuk mund të ndodhë”, ka thënë ish diplomati i lartë. Walker shtoi se lufta për pozita është sistem i vjetër dhe se kishte menduar që me lidershipin e ri edhe idetë do të jenë ndryshe. Ai shkon në Kosovë  çdo 15 janar për të kujtuar masakrën e Recakut, e pranë varrezave të martirëve i është ngritur edhe një lapidar.

Back to top button