Samiti në Tiranë, Rama: T’i tregojmë fqinjëve se Shqipëria është një leksion i rrallë i turizmit

Po zhvillohet në Tiranë samiti “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”.

Në këtë samit për të diskutuar mbi sfidat dhe pritshmëritë e sektorit të turizmit marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe ministrat e turizmit të Italisë, Greqisë, Kroacisë dhe të gjithë rajonit.

Loading...

Ky samit zhvillohet edhe në kuadër të solidaritetit për të ndihmuar me anë të turizmit mbi 6000 qytetarë që mbetën të pastrehë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Rama teksa merr pjesë në samitin “Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” ka deklaruar se Shqipëria është gati që tu tregojë vendeve fqinje se vendi ynë Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm.

“Turizëm, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri” Shqipëria, Greqia, Italia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi, bashkë në një Samit Ndërkombëtar për Turizmin. Jemi gati t’i tregojmë shteteve fqinje se Shqipëria është një leksion solidariteti i rrallë i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destinacion i qëndrueshëm”, shkruan Rama.

Loading...
loading...
Back to top button
Close