Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Përzana, fshati i hershëm në pjesën më jugore të bajrakut të Bulgrit, Mirditë

Përzana, fshati i hershëm në pjesën më jugore të bajrakut të Bulgrit.

Përzana është ndër vendbanimet e hershme të Mirditës, përmendet në dokumente që në mes shek. XV.

Sipas dokumenteve, në vitin 1467, në Përzanë banonte edhe Pjetër Mirdita. Sipas traditës vendase, një nga fiset e hershme të Përzanës ka ardhur nga Oroshi nga fillim shek. XV, ku ishte vendbanimi me emrin Mirditë. Me sa duket familja e vendosur në Përzanë, mori si antroponim emrin e vendbanimit të origjinës, Mirditës.

Emri Mirditë, përmendet si antroponim që në fillim shek. XV.
Sipas kadastrës së Venedikut për krahinën e Shkodrës, viti 1416, në Manzabardh, fshat në afërsi të Drinit, jetonin Gjon dhe Pjetër Mirdita, të ardhur nga viset në mes luginave të lumenjëve të Fanit e Matit.

Sipas regjistrave kishtare, në Catanzaro dhe Mezzojuso (Itali), në vitet 1444-1448, kemi të vendosura disa familje arbërore me mbiemrin Mirdita.

Në vitin 1461, emrin Mirdita e gjejmë si mbiemër tek arbërorët e Greqisë. Sipas studiuesve arbërorët janë vendosur në Greqi të paktën që në shek. XIII.

Sipas defterit osman të vitit 1467 për sanxhakun e Ohrit, në Selitë banonte Gjon Mirdita, ndërsa në Suhadoll të Dibrës banonte Ndre Mirdita, e në Shipshan, po të Dibrës banonte Gjon Mirdita.

Pas shek. XVI, gradualisht, emrin e Mirditë, e mori një zonë e gjërë me lidhje të hershme etno-gjeografike, që më pare njihej me emrin Fandi (Fani), d.m.th krahina rreth lumenjëve të Fanit.

Back to top button