Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

FOTO: 29 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990

Sot shënohen 29 vite nga ajo që njihet si Lëvizja Studentore e 1990-ës.

Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës.

Gjatë lëvizjes atyre iu bashkuan edhe qytetarë të Tiranës.

Të nesërmen me 9 dhjetor, studentët konfirmuan kërkesat e presidentit të asaj kohe, Ramiz Alisë, ku kërkonin në vija të përgjithshme pluralizmin politik, lirinë e fjalës dhe përshpejtimin e reformave demokratike.

Protestat do të vazhdonin edhe për dy ditët në vijim deri në datën 11 dhjetor në mbrëmje, kur në takim me Ramiz Alinë u konfirmua edhe pluralizmi politik, të cilin e shpallën menjëherë pas kthimit nga ai takim.

Back to top button