Deputeti gjerman: Europa duhet t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit

Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptmann kërkoi që Europa t’i dërgojë mesazhe shprese Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hauptmann shprehet se pas tërmetit, ai në krye të një delegacioni të Bundestagut gjerman ishte në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Loading...

“Shqipëria u godit nga tërmete te mëdha këtë javë. Unë isha në terren dhe evidentova dëmet. 50 njerëz vdiqën, mbi 600 u plagosën dhe mbi 2500 humbën shtëpitë e tyre. Si Europianë, ne tani duhet t’i dërgojmë një mesazh shprese Shqipërisë dhe Kryeministrit, Edi Rama”,nënvizon Hauptmann.

Loading...
loading...
Back to top button
Close