Tërmeti që lëkundi Tiranën dhe Durrësin u ndje deri në Itali. Mediat italiane zbulojnë shkakun: U krijua një çarje….

Tërmeti që lëkundi Tiranën dhe Durrësin pasditen e sotme është ndjerë deri në Itali. Mediat italiane shkruajnë se tërmeti me magnitudë 4.7, që goditi zonën midis Tiranës dhe Durrësit, u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi.

Teksa kujton tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 50 personave dhe shkatërrimin e qindra mijërave shtëpi, mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, doli se shkaktar i atij tërmeti ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se ai nuk u aktivizua plotësisht”.

Çarja “i përket strukturave përgjegjëse për deformimin dhe mbivendosjen e sedimenteve që përbëjnë bërthamën e zinxhirit Albanidi“.

Besohet se një strukturë e ngjashme tektonike ka shkaktuar në Shqipëri, tërmetin me madhësi 5.8 të 21 shtatorit.

Burimi: https://www.fanpage.it/esteri/terremoto-in-albania-scossa-di-magnitudo-4-7-fa-tremare-ancora-tirana-e-durazzo/

Back to top button