VIDEO/ Pse Izraeli e kishte detyrim ndihmën nga Shqipërisë së prekur nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit në një postim në Facebook, teksa thekson se ka dërguar një delegacion ndihme për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin izraelit, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.

Teksti shoqërohet me një video ku nënvizohet strehimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë pushtimit nazist. Ndërkohë, grupi i ekspertëve izraelitë po sot në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, kanë kënduar këngë hebraike për fëmijët e “Shalom Center Albania” në Tiranë.

Loading...

Loading...
Back to top button
Close