Video e Ambasadës, kush duhet të ndihet i rrezikuar nga SPAK

Gjatë një emisioni televiziv, profesor Përparim Kabo u pyet se cilët do të ndihen sipas tij më të rrezikuar nga krijimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda (SPAK).

“Do përfshihen njerëzit e botës së krimit edhe njerëz të politikës. Siç e thotë edhe video e Ambasadës në një moment, po vjen një drejtësi që nuk do të varet më nga ata politikanë që e kanë kontrolluar drejtësinë përmes emërimeve dhe lidhjeve të tjera”, tha Kabo.

Loading...

“Këto lidhjet e tjera janë në mënyrë jo ligjore. Edhe emërimet janë bërë në mënyrë klienteliste. Me procedurë janë mbyllur dosje me raporte mjekësore janë mbyllur çështje dhe kjo nuk do të ndodhi më”, beson ai.

Loading...
loading...
Back to top button
Close