Tërmeti, Banka Botërore këshillon kujdes me organizatat jo qeveritare

Banka Botërore si një ndër financuesit dhe hartuesit më të mëdhenj të studimeve rreth rreziqeve që sjellin fatkeqësitë natyrore ka tashmë një përvojë se si mund të menaxhohet situata pas tërmetit. Në një studim leksione të menaxhimit nga tërmetet Banka jep disa rekomandime të vlefshme për situatën në të cilën ndodhemi.

Përshembull disa materiale nga mbetjet e dëmeve mund të jenë të riciklueshme. Gjithashtu  Banka vëren se vlerësimet e dëmeve duhet të bëhen me shumë kujdes dhe realisht, pasi mund të prodhojnë kosto të panevojshme.

Loading...

Banka sugjeron të mos angazhohen organizata joqeveritare të papërvojë, pasi puna e këtyre OJV-ve mund të krijojë kosto më të madhe në
periudhat e mëvonshme. Studimi i bankës sugjeron që të mos merren parasysh projektet e reja të infrastrukturës, por me përqendrim në rindërtim, rehabilitim ose përmirësim i infrastruktura ekzistuese.

Infrastruktura e re kërkon një plan më të gjatë përpunimi, por nëse nevoja justifikon rindërtimin dhe qeveria përballon projektin ne një
kohë të shkurtër, një projekt i ri infrastrukturor mund të konsiderohet.

Loading...
loading...
Back to top button
Close