Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Daçiq: Serbia do t’i kthejë forcat e sigurisë në Kosovë

Duke komentuar ngjarjen e dhunshme në Merdar, kryeministri i ri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se Qeveria e re e Serbisë do të angazhohet për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë.

“Vidovdani është një festë e madhe për popullin serb dhe në çdo Vidovdan ndodhin incidente në Kosovë. Nëse populli serb në Kosovë nuk mund ta festojë këtë festë, atëherë parashtrohet pyetja se kush mund ta sigurojë jetë e qetë të serbëve në Kosovë. Ju e dini se në Kosovë ne nuk i kemi forcat tona të sigurisë, por qeveria e re e Serbisë do të insistojë mu në këtë “,- ka deklaruar Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë.

Si kryeministër i ri i Serbisë, Ivica Daçiq, planifikon të thirret në Rezolutën 1244 ku parashihet se nëse e lejon Komandanti i KFOR-it, Serbia mund të kthejë deri në 1000 trupa në Kosovë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

3 Komentet

  1. hhahaha shum qesharake kjo deklarate e ivica viçi ..ne kosove as qe behet fjale te shkeli me kemba e ushtrise te serbis ..ju duhet ta njifni si shtet te pa varur kosoven ..dhe boll enderruat se kosova do ti bashkangjitet prap serbise ..por nese kosova do bashkohet me nje shtet tjeter ajo do bashkohet me shqiperine e madhe ..dhe me kurrken tj —

  2. ashte nje moment qe duhet shfrytezuar ne politiken e jashtme te shqiptarevenga komenti i krye derrit serb deshiron te futet me nje 1000 forca ne kosove kjo duhet shfrytezuar ne bashkimin e trojeve shqiptare jashte kosoves atehere do jete zgjidhja e duhur se cdo dite po i torturojne grabisin dhunojne shqiptaret jashte kosoves si dhe ne mitrovice sa police ishin plagosur sa shqiptare jane vrare dhe po heshtim pse se nderkombetaret thone mos bini ne kurthet serbe,nje incidet i vogel u ndodhi serbeve qe kane provokuar vete shih se me cfare deklarate vijne! po sa viktima duhet te shkoje numri i shqiptareve qe te reagojme nje here e mire atehere do e kuptojne gabimet qe kane bere me vite serbet dhe te kthehen ne njerez te civilizuar dhe moderuar si shqiptaret/

  3. Mar po ky o ashte gomare ose ban sikur nuk kupton se mir Kosova por te kete kujdes dhe per trojet e tjera shqiptare qe do ti ikin nga dora,m keto marrina qe bajn serbet na ndihmojne ma shun nee Shqiptaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button