Papadimoulis: Hapja e negociatave në mars është e arritshme, por kërkon rezultate

Në një intervistë për “ABC News”, zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Dimitrios Papadimoulis shprehet se Bashkimi Europian duhet të korrigjojë gabimin historik që bëri me mosmarrjen e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për Papadimoulis, hapja e negociatave në mars është e arritshme, por kërkon arritjen e rezultatave .

Pyetje: Zoti Papadimoulis. Bashkimi Europian është aktualisht i ndarë në dy grupime lidhur me politikën e zgjerimit. Disa shtete mbështesin propozimin e Francës për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit dhe kërkojnë rezultate në reforma, ndërkohë që një shumicë prej më shumë se 15 shtetesh kërkojnë paralelisht hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars. Cili është qëndrimi juaj ?

Loading...

Dimitrios Papadimoulis, zv/president i PE-së:

“Eshtë thelbësore për Bashkimin Europian të ndryshojë gabimin historik që Këshilli i Ministrave bëri në tetor. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj e meritojnë një orientim europian. Ata kanë bërë përpjekje të shumta lidhur me reformat. Ata arritën marrëveshjen e Prespës, duke hapur rrugën për të ardhmen. Dhe e ardhmja ofron përfitim të ndërsjellë në kuadrin e perspektivës europiane. Nuk  bëhet fjalë vetëm vetëm një shpërblim vetëm për Maqedoninë e Veriut, por është edhe në të mirën e rajonit të Ballkanit, Greqisë dhe Bashkimit Europian në tërësi.

Ndaj mendoj, se ne mund të kryejmë dy procese paralelisht. Së pari, të fillojmë negociatat e anëtarësimit dhe paralelisht të diskutojmë të gjitha ndryshimet e nevojshme në procesin e anëtarësimit. Greqisë i janë dashur 20 vjet që nga fillimi i procesit të negociatave në 1961 deri në anëtarësimin e saj në 1981. Pra, ne nuk po diskutojmë këtu për anëtarësim dhe është e rëndësishme të mos humbim më kohë, se kjo na çon te humbja e besimit dhe e shpresës.

Për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe veçanërisht brezin e ri, është procesi i demokratizimit dhe i modernizimit të vendit që jep shpresë lidhur me punësimin, prosperitetin e vendit dhe një të ardhme më të mirë sesa prindërit ose gjyshërit e tyre. Ne jemi duke bashkuar forcat, pasi Maqedonia e Veriut ka njê mbêshtetje pothuajse unanime në Parlamentin Europian me më shumë se 90% për hapjen e negociatave, ashtu si dhe në ekipin e Komisionit Europian të mëparshëm dhe të tanishëm. Në Këshillin e Ministrave, 24 nga 27 shtetet anëtare e mbështesin gjithashtu këtë ide.

Pyetje: Ndërkohë ka inisiative si ajo e Greqisë që mblodhi së bashku Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë si dhe ministrat e tjerë të jashtëm të Bashkimit Europian.

Dimitrios Papadimoulis, zv/president i PE-së:

Ka hapa pozitivë. Unë jam takuar me ministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kam diskutuar me të procesin. Jam i lumtur që qeveria e re e Greqisë, edhe pse kur ishte në opozitë e shigjetoi marrëveshjen e Prespës, tani po ndjek rrugën e hapur nga Tsipras dhe Zaev për marrëveshjen e Prespës dhe mbështetjen e integrimit europian të Maqedonisë së Veriut. Kjo kthesë e ish opozitës në Greqi mund t’i shërbejë si një mësim edhe opozitës në Maqedoninê e Veriut, sepse nga marrëveshja e Prespës përfitojnë të dyja vendet, qytetarët e tyre dhe rajoni.

Pyetje: Ajo që kërkohet nga shumica e shteteve anëtare dhe Komisionit Europian është hapja e negociatave me të dyja vendet në mars. Eshtë e arritshme kjo?

Dimitrios Papadimoulis, zv/president i PE-së:

“Është e realizueshme, mund të bëhet dhe po punoj për këtë. Por preferoj të përqëndrohem te arritja e rezultateve sesa te dhënia e premtimeve”.

Loading...
loading...
Back to top button
Close