Monika Kryemadhi: Kam heshtur për koncesionin e Frangajt, ka 3 muaj që më censuron

E ftuar në studion e “Open” në Top Channel, Monika Kryemadhi nuk la njeri pa akuzuar, duke mos kursyer as analistë dhe gazetarë.

Por, lajmi që prodhoi në debat e sipër lidhej me Aleksandër Frangajn për të cilin tha se ka heshtur për koncesionin e tij, ndërsa pranoi se nga TV Klan është censuruar ajo dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Loading...

Akuzat e Kryemadhit për Frangajn kanë të bëjnë me rrugën Milot-Balldren.

Kryemadhi, tha se pas denoncimeve të saj të shumta, por edhe të opozitës në tërësi për këtë koncesion, në emër të Frangajt, si pronar edhe i një TV kombëtar, i është bërë bllok në studio.

Ajo e konsideroi censurë nga ana e Frangajt.

Vlera e koncesionit për rrugën milot-Balldren është 256 milionë euro për 17 km në total.

Në disa media është përfolur se pas fituesit të projektit, qendron aleksandër Frangaj.

Megjithatë, zv.kryeministri Erjon Braçe paralajmëroi pak ditë më parë, anulimin e këtij koncensioni, që ka pasur shumë kundërshtime.

Me përjashtim të TV Klan, që e ka mbrojtur publikisht projektin.(TemA)

Loading...
loading...
Back to top button
Close