Eksperti gjerman u shkruan liderëve të BE: Pse financoni një reformë në Shqipëri, që po rrëzon shtetin ligjor?

Martin Henze, një ekspert i politikës së jashtme në Gjermani, i cili ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri u ka drejtuar një pyetje publike liderëve të BE, në adresat e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga video e publikuar nga Presidenti Ilir Meta për shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani me reformën në drejtësi, eksperti gjerman kërkon të dijë nga liderët e BE, përse ata po financojnë një reformë që po rrëzon shtetin ligjor në Shqipëri.

Loading...

Martin Henze e ka postuar pyetjen e tij në adresën e presidentit të Francës, Emanuel Macron, kryeministrit të Holandës Mark Rutte dhe shumë zyrtarëve krerëve të shteteve të tjera të BE.

“… taksapaguesit evropianë pyesin përse financohet nga BE një reformë gjyqësore katastrofike në Shqipëri, e cila  po heq shtetin ligjor dhe promovon shkelje të padiskutueshme të kushtetutës nga qeveria ‘Rama’?”

Loading...
loading...
Back to top button
Close