Çfarë lidhje ka “debati” me fyerjet, sharjet, kacafytjet?!

Nga Lutfi Dervishi

Nuk ka ditë që të mos ndeshesh me tituj të tipit: “debat i ashpër/nxehtë/zjarrtë mbrëmë në studion e.. mes….” dhe kur lexon për “debatin” kupton që dy (apo më shumë) të ftuar në studio televizive kanë fyer apo janë kacafytur/kërleshur me njëri- tjetrin!

Loading...

Fyerja nuk është debat, madje nuk është lajm me interes publik. Mund të jetë interesant për publikun, por jo interes publik.

Nëse lexon fjalorin e gjuhës shqipe është e qartë se çfarë është “debat”

Debat: “Rrahje mendimesh ndërmjet dy a më shumë vetave rreth një çështjeje politike, shoqërore etj.; diskutim i gjerë, i hapur për një çështje me rëndësi. Debat i lirë. Debat i gjallë (i ashpër). Debat revolucionar. Debat politik (shoqëror, shkencor)”

Një lutje për shkruesit e këtyre lajmeve tejet interesante, por jo me interes: mos e ndotni fjalën “debat”.

Mund të jeni më të drejtpërdrejtë me tituj: për shembull: “u shanē me libër shtëpie; u sherrosën…; ulëritën ndaj njëri – tjetrit; folën të 4-t në të njëjtën kohë; folën si e ëma Zeqos në majë të thanës; nuk e mori vesh i pari të dytin; grinë dy orë sallatë; u zunë si gratë e liga; dy i ranë gozhdës, dy patkoit; u zunë për mustaqet e Çelos; ulëritën mē shumë se kur ra tërmeti; etj etj,

Ka plot fjalë e proverba shqipja për kēso rastesh, ndaj për hir të Zotit mos e ndotni fjalën DEBAT!

Loading...
Back to top button
Close