Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Varhelyi prezanton Metodologjinë së re të Zgjerimit të BE-së, 4 kriteret ku do bazohen negociatat

Oliver Varhelyi, Komisioneri europian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë në BE ka paraqitur sot linjat kryesore të Metodologjisë së Re të Zgjerimit të BE-së.

Procesi i negociatave me Bashkimin Europian do mbetet i mbështetur në katër kritere kryesore: Besueshmëri, parashikueshmëri, dinamizëm dhe lidershiip politik.

“Së pari bëhet fjalë për besueshmërinë. Zgjerimi duhet të jetë i besueshëm për shtetet anëtare dhe instiutucionet europiane nga njëra anë dhe i besueshëm për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Më të besueshëm do të thotë edhe që të jetë më i parashikueshëm si proces si për shtetet anëtare ashtu edhe shtetet në procesin e anëtarësimit. Procesi duhet të jetë edhe dinamik. Elementi i katërt është lidershipi politik që do të duhet të jetë prezent në të gjithë procesin e zgjerimit”, tha Oliver Varhelyi. /e.s/

Back to top button