“Nuk jetohet këtu, ekonomia është shumë e ulët”, 43% e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria

Të shumtë janë të rinjtë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria, sidomos viteve të fundit, për shkak të papunësisë, varfërisë, pabarazisë sociale, standardeve të ulta të jetesës dhe korrupsionit që ka pushtuar thuajse çdo aspekt të jetës në vend.

Mirëpo edhe ata të rinj që ndodhen në Shqipëri duan të largohen, dhe këtë gjë e provojnë edhe studimet e sondazhet e realizuara nga organizata të ndryshme, shqiptare dhe të huaja.

Loading...

Së fundmi, një studim i realizuar nga Fondacioni “Friedrich Ebert”, ka konstatuar se rreth 43% e të rinjve shqiptarë kanë shprehur dëshirën për të larguar nga Shqipëria.

Një studente është shprehur:

Po studioj për infermieri të përgjithshme aktualisht dhe kam plane të iki në Gjermani. Ekonomia është shumë e ulët këtu, nuk jetohet. Një familje nuk mund të mbahet me një rrogë 400 ose 500 mijë lek në muaj.”
Ndërsa një tjetër thekson:

Arsyeja e parë do të ishte papunësia ndërsa arsyeja e dytë ekonomia.”
Destinacioni i preferuar për shumicën e të rinjve shqiptarë vijon të mbetet Gjermania.

Pedagogia Alba Çela u shpreh se shumica e të rinjve duan të largohen përgjithmonë nga vendi dhe jo për një kohë të caktuar.

Ajo theksoi:

Kur themi për tu larguar shumica prej tyre kanë ndërmend të largohen përgjithmonë. Pra nuk bëhet fjalë për një largim të përkohshëm.”
Një tjetër problematikë madhore me të cilët përballen të rinjtë në sektorin e arsimit është edhe korrupsioni në universitete.

Rreth 54% e të rinjve të anketuar kanë pohuar këtë fenomen, ndërsa më shumë se gjysma e tyre janë shprehur se hasin vështirësi të mëdha në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.

Profesor Geron Kamberi shprehet:

Vërejmë se 63 përqind e të rinjve të pyetur vlerësojnë se niveli i arsimit universitar, shkollor dhe profesional është i keqpërshtatur me tregu e punës. Pra nuk ka përputhje midis diplomave që marrin ato në këto nivele dhe tregut të punës.”
Ata janë optimistë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe reformën në drejtësi por shfaqen skeptik se këto reforma do të çojnë para përgjegjësisë persona me profil të lartë politik,

Loading...
Back to top button
Close