Ligji për median on-line/ Italia apel BE për të ndërhyrë: Në Shqipëri po cënohet liria!

Federata kombëtare italiane e shtypit ka reaguar përmes një deklarate rreth asaj që po përgatitet nga Parlamenti dhe Qeveria e Shqipërisë dhe që cënon median në Shqipëri.

Deklarata e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Raffaele Lorusso i Feferatës Italiane Kombëtare të Shtypit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve bën të ditur se “javën e ardhshme do të fillojë procesi parlamentar i propozimit të ligjit, i mbështetur fuqimisht nga qeveria, e cila nën pretekstin e luftimit të fenomenit të lajmeve të rreme, do t’i lejojë një autoriteti publik të kontrolluar nga qeveria të mbyllë dhe bllokojë faqet informative në Internet”.

Loading...

Federata Kombëtare Italiane e Shtypit (FNSI) i bashkohet denoncimit të kolegëve të saj shqiptarë dhe i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, por edhe qeverisë italiane, e cila me Shqipërinë mban marrëdhënie të qendrueshme diplomatike dhe tregtare, të kthejë në qendër të vëmendjes veprimet lirivrasëse që po zbatohen në Vendin e Shqiponjave, kundër gazetarëve dhe operatorëve të mediave.

Në Shqipëri, prej vitesh shtypi nuk është në gjendje të ndjekë ngjarjet që përfshijnë kryeministrin, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe partitë e tyre. Konferencat për shtyp nuk bëhen më dhe, edhe kur thirren gazetarëve nuk u lejohet të bëjnë pyetje.

Është një situatë e papranueshme, e cila nuk mund të lërë indiferentë institucionet dhe qeveritë evropiane. Nëse është e vërtetë që Shqipëria është një kandidat për të hyrë në Bashkimin Evropian, është e paimagjinueshme që negociatat të zhvillohen vetëm për çështje ekonomiko-financiare dhe të mos përfshijnë dhe garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore, duke filluar me lirinë e shprehjes dhe të shtypit” – thuhet në deklaratën e Federatës Kombëtare Italiane të shtypit.

Loading...
loading...
Back to top button
Close