Eksperti i sigurisë ngre alarmin, flet për rrezikun e një lufte në Kosovë

Ramush Haradinaj, kryeministri në largim, ditën e djeshme është shprehur se në rajonin ku është Kosova nuk duhet thënë kurrë që s’ka rrezik për ndonjë luftë eventuale.

Sipas Haradinajt, duke u bazuar në ngjarjet historike dhe të luftërave në të kaluarën, është dëshmuar se Ballkani është rajon jo aq i qëndrueshëm dhe është i ndjeshëm.

Loading...

“Nuk kisha pritu nëse kërkohet për vendin tim, pse jo. Nuk duhet kurrë me thënë që nuk ka rrezik sepse është keq, dihet prej historisë dhe periudhave të luftërave, që edhe në ato zona kur është menduar se kurrë nuk mund të ndodhë luftë, ka ndodhur. Ne duhet ta kuptojmë se jetojmë në Ballkan dhe Ballkani është i ndjeshëm, nuk është aq i qëndrueshëm”, ka deklaruar ai.

“Kosova duhet të punojë, të konsolidohet të forcohet, të jetë e aftë që të mbrojë veten dhe duhet të punojë që mos të ndodhë lufta kurrë, të mos jetë shkaktar i ndonjë lufte, duhet të jemi të kujdesshëm ta mbrojmë vetën tonë por edhe rajonin. Lufta nuk është e keqe për njërën palë por për secilën palë që përfshihet”, ka shtuar ai.

E lidhur me ketë se a rrezikohet Kosova nga ndonjë luftë, ka folur njohësi i fushës së sigurisë.

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë deklarimi i fundit i Haradinajt nuk është një njoftim i ri, pasi rreth një paralajmërimit për një kërcënim të mundshëm, ishte bërë qysh nga parada ushtarake në Nish, dhe përforcimi me armatim të rënd të ardhur nga Rusia.

“Sa i përket mbi ndonjë rrezikut që mund t’i kanoset Kosovës, ketë konstatim të bërë nga kryeministri në detyrë, nuk është një njoftim i ri, sepse mbi një situatë tillë të kërcënimit ishte nga parada ushtarake në Nish, e deri të investimi në sistemin anti-raketor të tipit S-400”, është shprehur Shala, për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, tutje, eksperti i sigurisë ka treguar se vendi ynë në ketë aspekt ka filluar një proces të saj në përmbylljen e arkitekturës së sigurisë me implementimin e planit gjithëpërfshirës.

“Pra, Kosova në ketë aspekt ka filluar një proces të saj në përmbylljen e arkitekturës së sigurisë me implementimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK në FAK”, ka përfunduar Shala.

Loading...
loading...
Back to top button
Close