“Unë zgjedh të qëndroj në Shqipëri!” Videoja emocionuese e studentëve për 8 Dhjetorin

Sot më 8 dhjetor bëhen 29 vjet nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit e vitit 1990. Vit i protestave masive të nisura nga studentë dhe viti kur u rrëzua diktatura komuniste dhe u shpall pluralizmi politik që më pas u krijua dhe Partia Demokratike e Shqipërisë.

Sot, në vendin tonë 8 dhjetori festohet si Dita e Rinisë. Në këtë ditë të veçantë për ta, Këshillat Studentore të universitetit të Tiranës kanë përcjell një mesazh shumë të veçantë.
Nën moton “Unë zgjedh të qëndroj!” ata i bëjnë thirrje rinisë për t’u mos u larguar nga vendi.

Loading...

Ky mesazh vjen edhe për shkak se në vitet e fundit, Shqipëria ka patur largime masive të shqiptarëve drejt perëndimit për shkaqe ekonomike dhe sociale.

Në video, studentët njëri pas tjetrit japin arsyet pse rinia duhet të zgjedhë të qëndrojë në atdheun e saj.

Loading...
loading...
Back to top button
Close